Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave

21 shtator 2026 | 16:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur për pritjet e tij lidhur me procedurat e mëtejshme pas vendimit të shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza ka deklaruar se shpreson që të mos ketë nevojë për rigjykim dhe se Gjykata e Apelit të vendosë mbi bazën e fakteve, provave dhe drejtësisë.

“Ne po presim që mos me pasë nevojë me u kthyer në rigjykim fare. Apeli me vendosë drejt për rastin mbi bazën e fakteve, provave dhe mbi bazën e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi. Edhe po duam të besojmë që Apeli ka me trajtuar mirë, me trajtuar korrekt këtë rast, me pasë gjyqtarë me integritet, profesionalë, që do merren me vendimin mbi bazën e provave dhe fakteve”, ka thënë Hamza para gazetarëve.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së lëndës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin e PDK-së, Hamza ka thënë se bëhet fjalë për situata hipotetike.

“Janë situata hipotetike të cilat mundemi me i pritë ditëve në vijim. Jo, po situatë hipotetike. Nuk tërhiqet ajo veç ashtu pa pasë nevojë, pa pasë arsye”, është shprehur ai. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bislimi, në emër të shoqatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”,…