Haziri: LDK-ja do të japë kontribut për normalitet dhe stabilitet politik

05 gusht 2026 | 15:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se prioritet i kësaj partie është të kontribuojë në ndërtimin e normalitetit dhe stabilitetit politik në vend.

Duke folur para mediave, Haziri ka thënë se qëndrimi zyrtar i LDK-së mbetet ai i prezantuar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Dje është deklaruar kryetari i LDK-së. Asnjë gjë tjetër përveç kësaj deklarate nuk ka pasur. Nesër e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndërsa nesër bëhet edhe konstituimi i Kuvendit në legjislaturën e re”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se situata aktuale politike kërkon krijimin e stabilitetit institucional dhe se roli i LDK-së do të jetë dhënia e kontributit në këtë drejtim.

“Koha po thërret që të ndërtohet normaliteti dhe stabiliteti politik në këtë Republikë. Roli ynë është ta japim këtë kontribut, ndërsa gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, ka deklaruar Haziri.

Haziri nuk ka dhënë detaje për negociatat e mundshme politike, duke theksuar se hapat e ardhshëm do të varen nga rrjedha e bisedimeve ndërmjet subjekteve politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…