Zëvendësministri i MBP-së, Enver Dugolli vizitoi Radio Televizionin e Kosovës

05 gusht 2026 | 15:32

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, në kuadër të vizitave në institucionet e Republikës së Kosovës, sot vizitoi Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku u prit nga u.d. Drejtori i Televizionit të Kosovës, z. Rilind Gërvalla, dhe u.d. kryeredaktorja e këtij televizioni, znj. Venera Xhoxhaj-Adili. Në këtë takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që ka RTK-ja, sidomos në mbështetjen e institucioneve të Kosovës për përcjelljen e mesazheve sensibilizuese dhe vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht gjatë këtij sezoni, për parandalimin e zjarreve. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë që edhe në të ardhmen të ketë një angazhim edhe më të madh të RTK-së në mbështetjen e fushatave të rëndësishme, si: siguria në trafik, parandalimi i keqpërdorimit të armëve të zjarrit, parandalimi i përdorimit të drogave, si dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore. Drejtuesit e RTK-së u shprehën të gatshëm që këto tema me interes publik t’i trajtojnë përmes skemave programore dhe emisioneve tematike. Në këtë kuadër, Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me RTK-në, do të përgatisë përmbajtje sensibilizuese me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive negative.

Zëvendësministri Dugolli falënderoi zëvendësdrejtorin Gërvalla, u.d. kryeredaktoren, si dhe stafin e RTK-së për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve me interes publik, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka RTK-ja në informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështje me rëndësi për sigurinë dhe interesin e përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) do të përdorë 1.4 miliardë euro nga…