Të shtëna me armë në një aheng familjar në Malishevë, arrestohet një person

06 gusht 2026 | 11:29

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas rastit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një pistoletë me gaz, një karikator dhe dy gëzhoja.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 4 gusht 2026, rreth orës 21:20, në Malishevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka reaguar me tone të…