‘Kosova nuk ka kohë për të humbur’, OVLUÇK-ja i bën thirrje Kurtit t’i krijojë institucionet

06 gusht 2026 | 16:06

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke e bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosfunksionimin e Kuvendit dhe vonesën në krijimin e institucioneve të reja.

Në reagim, OVLUÇK-sja ka kundërshtuar, siç është thënë, “çdo përpjekje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit”, duke vlerësuar se situata e krijuar po cenon funksionimin e shtetit.

“Pas zgjedhjeve, Kuvendi ende nuk funksionon dot, ndërsa vendi mbetet pa qeveri me mandat të plotë. Kjo nuk është strategji. Është sulm ndaj rendit institucional dhe ndaj vetë sigurisë së shtetit”, është thënë në reagim.

Veteranët kanë theksuar se përgjegjësinë kryesore për krizën politike e mban lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përgjegjësinë kryesore e mban Albin Kurti. Refuzimi i tij për ta vënë interesin kombëtar mbi pushtetin partiak e thellon paqëndrueshmërinë dhe dëmton lidhjet me aleatët tanë strategjikë, mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me…