Vance: ShBA-ja do t’i përdorë mjetet ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

06 gusht 2026 | 16:39

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Uashingtoni do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion – ushtarake, ekonomike dhe diplomatike – për të arritur një zgjidhje të konfliktit me Iranin.

Në një intervistë për “Fox News”, Vance ka thënë se negociatat me Teheranin janë të vështira për shkak të ndarjeve të brendshme në udhëheqjen iraniane. “Numri një, iranianët janë njerëz jashtëzakonisht të vështirë. Numri dy, ata kanë një sistem të thyer. Ka njerëz brenda sistemit të tyre që duan që lufta të përfundojë dhe ka gjithashtu njerëz në sistemin e tyre që janë radikalë të çmendur që duan që lufta të vazhdojë. Detyra jonë është të lundrojmë përmes kësaj dhe të marrim rezultatin më të mirë për popullin amerikan dhe për presidentin e SHBA-së”, është shprehur Vance.

Ai ka thënë se pret që konflikti të zgjidhet, ndonëse sipas tij procesi do të marrë kohë. “Do të jetë e çrregullt dhe do të duhet pak kohë për të arritur atje, por do t’ia dalim. Çmimet e naftës do të ulen dhe do të qëndrojnë të ulëta”, ka deklaruar ai.

Vance ka ritheksuar se Irani nuk do të lejohet të sigurojë armë bërthamore. “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore dhe ShBA-ja do të jetë në një pozicion më të fortë. Ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, për t’u siguruar që ta sjellim këtë çështje në zgjidhjen e duhur”, ka deklaruar ai.

Komentet e tij vijnë në kohën e tensioneve rreth Ngushticës së Hormuzit, pas përballjeve të fundit ushtarake ndërmjet ShBA-së dhe Iranit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se preferon arritjen e një marrëveshjeje me Iranin përmes diplomacisë, por ka paralajmëruar se përdorimi i forcës mbetet një opsion nëse bisedimet dështojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e një prej talentëve…