Arsenali kthen sytë nga Ferran Torres, PSG kryeson garën

07 gusht 2026 | 13:50

Arsenali ka identifikuar Ferran Torresin si një alternativë për repartin ofensiv, pas dështimit për të transferuar Vinicius Juniorin.

Sipas “CaughtOffside”, drejtuesit e klubit londinez kanë kontaktuar përfaqësuesit e Torresit për të marrë informacione rreth situatës së sulmuesit të Barcelonës dhe mundësisë së një transferimi.

Megjithatë, PSG-ja aktualisht shihet si favorite për të siguruar shërbimet e Torresit, edhe pse ende nuk ka asnjë marrëveshje të arritur mes klubit francez dhe futbollistit.

Barcelona, nga ana tjetër, dëshiron ta mbajë spanjollin në skuadër dhe po tenton ta bindë atë që të shtyjë çdo vendim për të ardhmen.

Kështu, Arsenali po qëndron në gatishmëri, ndërsa situata e Torresit mbetet e hapur. Klubi katalanas nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin, por interesimi nga PSG-ja dhe tashmë edhe nga Arsenali mund ta bëjë të ardhmen e tij një nga çështjet për t’u ndjekur në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka nisur konkretisht lëvizjet për transferimin e mesfushorit të…