Përçarje të mëdha, Norvegjia kërkon dorëheqjen e Infantinos

07 gusht 2026 | 13:52

Kriza në FIFA po thellohet. Norvegjia ka bërë një hap më tej, duke kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e presidentit Gianni Infantino, pas polemikave rreth tentativës për të shitur pjesë të turneve të FIFA-s te investitorë privatë.

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness, ka deklaruar se Infantino nuk e ka më besimin institucional të nevojshëm për të drejtuar organizatën më të madhe të futbollit botëror.

“Ai nuk ka më besimin institucional të kërkuar për ta qeverisur FIFA-n në mënyrë të qëndrueshme në kohët në të cilat jetojmë”, ka thënë Klaveness.

Ajo ka shtuar se situata ka arritur një pikë ku nuk ka më kthim prapa për presidentin e FIFA-s.

“Nuk ka më kthim për Gianni Infantinon. Bashkëpunimi ndërkombëtar në futboll është në telashe të mëdha dhe ne duhet të gjejmë një arsye për t’u mbledhur tani. Ne duam t’i kërkojmë presidentit të FIFA-s të japë dorëheqjen”, ka deklaruar ajo.

Norvegjia ka shkuar më larg se disa federata të tjera evropiane, si Anglia, Uellsi, Kroacia dhe Shqipëria, të cilat kanë tërhequr mbështetjen për Infantinon, por pa kërkuar publikisht largimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka identifikuar Ferran Torresin si një alternativë për repartin…