Sistemi i kamerave në Prishtinë ka evidentuar rreth 4 400 shkelje në trafik

07 gusht 2026 | 15:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije së bashku me Policinë e Kryeqytetit kanë shqyrtuar rezultatet e fazës së parë të sistemit të kamerave të sigurisë dhe kanë diskutuar për zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Sipas Ramës, aktualisht sistemi përfshin 55 lokacione, 165 kamera aktive, 40 kamera ANPR për njohjen automatike të targave, si dhe monitorim 24 orë në ditë.

Ai ka treguar se nga janari deri në fund të korrikut janë evidentuar dhe shqiptuar rreth 4 400 gjoba për shkelje në trafik.

Rama ka njoftuar se faza e dytë do të përfshijë zgjerimin e rrjetit të kamerave, vendosjen e radarëve në zona kritike, përdorimin e video-analitikës dhe teknologjive më të avancuara. “Bashkë me Policinë e Kosovës po ndërtojmë një Kryeqytet më të sigurt, me më shumë rend dhe siguri për secilin qytetar”, ka njoftuar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një pakt të…