Pas katër ditësh kërkimi gjendet gruaja e zhdukur nga Kaçaniku
21 shtator 2026
| 19:40
Pas katër ditësh kërkimi, është gjetur e gjallë gruaja e raportuar e zhdukur nga fshati Runjevë i Kaçanikut.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), e cila ka njoftuar se Hamide Burrniku është gjetur falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
“Gjendet personi i humbur. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të ekipit të SHKKSH-së, pas katër ditësh kërkimi gjendet Hamide Burrniku nga Runjeva e Kaçanikut”, thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.



