Në Marinë të Skenderajt gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar
21 shtator 2026
| 20:07
Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Skënderajt, ka konfirmuar për Express vdekjen e një 65-vjeçari.
Zahiri konfirmoi se sot rreth orës 16;25 është raportuar se në fshatin Marine të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Zahiti.
Rasti është duke u hetuar.



