Kuvendi Komunal i Deçanit thërret mbledhje urgjente, pritet miratimi i deklaratës kundër Speciales

21 shtator 2026 | 20:54

Kuvendi Komunal i Deçanit ka thirrur mbledhje urgjente për të diskutuar lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo mbledhje është thirrur për nesër dhe do të mbahet nga ora 11:00.

Kuvendarëve do t’u adresohen kryetari i Asamblesë Komunale, kreu i komunës së Deçanit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të OJQ-ve, e të tjerë.

Gjithashtu, Kuvendi Komunal i Deçanit ka paraparë edhe nxjerrjen e një deklarate “Jo në emrin tim”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e PDK-së dhe deputetja Vlora Çitaku ka deklaruar se…