Trumpi: Jam i përfshirë në negociatat me Iranin

07 gusht 2026 | 16:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat me Iranin, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihet së shpejti.

“Jam i përfshirë në negociatat me Iranin. Gjërat po ecin mirë. Një marrëveshje mund të arrihet së shpejti”, ka thënë Trumpi.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të deklarojë se marrëveshja është arritur tashmë, por ka theksuar se procesi mbetet i hapur.

“Nuk dua të them se është arritur tashmë, por situata është disi e hapur për momentin”, është shprehur ai.

Trumpi ka deklaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit”, një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës.

Ndryshe, Izraeli ka refuzuar draftin amerikan dhe iranian për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho thuhet se mbeti i befasuar kur mësoi se…