Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje

07 gusht 2026 | 16:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që sonte të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit, duke vlerësuar se nuk ka arsye që vendi të futet në krizë institucionale.

Ai ka theksuar se diskutimet politike mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit, pasi, sipas tij, ekzistojnë edhe 25 ditë në dispozicion për të arritur një zgjidhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se…