Demhasaj: Kush merr pjesë në seancën e nesërme, bëhet “bashkëfajtor në këtë krim politik”

07 gusht 2026 | 18:34

Analisti Arton Demhasaj ka reaguar ashpër lidhur me seancën e paralajmëruar për nesër në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar partitë dhe deputetët që, sipas tij, do të marrin pjesë në konstituimin e Kuvendit.

Në një postim, Demhasaj ka thënë se çdo parti apo deputet që merr pjesë në seancë duhet të konsiderohet “bashkëfajtor” dhe të mbajë përgjegjësi politike.

“Çdo parti apo deputet që guxon të shkelë në atë seancë nesër, duhet të shpallet hapur si bashkëfajtor në këtë krim politik dhe të marrë damkën e turpit përjetë!”, ka shkruar ai.
Demhasaj e ka cilësuar situatën si më shumë se një procedurë parlamentare, duke e përshkruar atë si “përdhosje me vetëdije të Kushtetutës” dhe “dorëzim të tërësishëm përballë pushtetit sundues të Kurtit”.

Ai ka kritikuar veçanërisht opozitën, duke thënë se pjesëmarrja në seancë dhe më pas dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese do ta dëmtonte rëndë besueshmërinë e saj.

“Ata nuk janë më opozitë, por marioneta dhe vegla të Kurtit”, ka deklaruar Demhasaj.

Në fund, analisti ka bërë thirrje për protestë, duke thënë se “rruga dhe sheshi janë e vetmja përgjigje e mbetur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë…