LDK thirrje Kurtit: Sonte të mbahet seanca konstituive e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja!

07 gusht 2026 | 19:56

Pasi seanca konstituive e Kuvendit u caktua për nesër në ora 11:00 ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK thekson se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, pra sonte.

“Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë këtij procesi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky qëndrim është paraqitur në çdo takim konsultativ, përfshirë edhe takimin e zhvilluar sot nga Kryetari i LDK-së.Lidhja Demokratike e Kosovës rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe se respektimi i tyre i plotë është në interes të funksionimit demokratik të Republikës” thuhet në reagimin e tyre.

“Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese” thuhet në reagimin e LDK-së.

Reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i VV’së, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit…