Tensionohet situata: Përleshje në seancën e Kuvendit të Kosovës
08 gusht 2026
| 12:25
Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesës së Albin Kurtit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, për kohë shtesë në konstituimin e Kuvendit.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është parë duke hedhur vezë në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtu ka ndërhyrë kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
“Ndërpritet seanca, sigurimi të ndërhyjë ju lutem”, ka thënë ai.



