Ra nga objekti para një jave në Prizren, vdiq i mituri në QKUK
09 gusht 2026
| 09:55
Një i mitur ka vdekur mbrëmë, pasi më 2 gusht dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas incidentit viktima ishte dërguar me lëndime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim të vazhdueshëm.
Më 8 gusht është konfirmuar se i mituri ka humbur jetën.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.
Policia njëherësh e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.



