Zëdhënësi i Aleancës, LV-së: Lajme të rreme, kjo është lufta hibride në vepër

09 gusht 2026 | 15:18

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj disa fotomontazheve të krijuara përmes inteligjencës artificiale, të cilat pretendohet se paraqesin reagime të mediave serbe dhe të Marko Gjuriqit lidhur me veprimin e djeshëm të deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhemaili ka thënë se këto materiale përmbajnë gabime evidente, përfshirë datën dhe mënyrën e shkrimit të emrit të Prishtinës.

Ai ka pretenduar gjithashtu se e njëjta fotografi është shpërndarë edhe nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fake News, kjo është Lufta Hibride në vepër! Edhe datën e kanë gabim, edhe emrin e Prishtinës e shkruajnë gabim. Sepse këta vetëm një gjë dinë të bëjnë, të gënjejnë. Kur nuk kanë argumente, shpikin. Kur nuk kanë fakte, prodhojnë Fake News”, ka shkruar Xhemaili.

Zëdhënësi i Aleancës ka akuzuar zyrtarë të VV-së se po përdorin materiale të krijuara me inteligjencë artificiale për të manipuluar opinionin publik, duke i paraqitur ato si reagime reale të aktorëve serbë.

Pretendimet e Xhemailit vijnë pas publikimit në rrjetet sociale të disa materialeve që ai i ka cilësuar si të manipuluara dhe të krijuara përmes inteligjencës artificiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea po përgatit një ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germainit,…