Shqipëria vë nën kontroll zjarret në Krujë
09 gusht 2026
| 15:27
Autoritetet në Shqipëri kanë vënë nën kontroll zjarret në Krujë dhe situata atje është stabilizuar.
Në shuarjen e vatrave të zjarrit, Shqipëria përdori edhe helikopterë. Edhe në pjesë të tjera të vendit, zjarrfikësit shqiptarë po përballen me flakët.
Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja globale po zgjat periudhat e thatësirës dhe po bën që fenomenet ekstreme të motit të jenë më të ashpra dhe më të shpeshta. /REL








