Montazh me AI për incidentin me vezë, Time Kadrijaj i reagon VV-së: “Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton!”
Deputetja e Aleancës Time Kadriaj ishte cak i lajmeve të rreme të shpërndarë nga profesorët e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Elvis Hoxha, Sadri Rmabaja, Enis Sulstarova. Ata shpërnanë një lajm të rremë me ballinën e kinse një gazete serbe që lavëdëronte Time Kadriajn.
“Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton!” – ka shkruar deputetja.
Ndërkohë, profesori dhe aktivisti i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha e ka fshirë lajmin e rremë dhe ka kërkuar falje, duke u arsyetuar se nuk po mundet t’i dalloj lajmet e vërteta nga ato të rremet.
““Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria.
Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë.” – shkroi Hoxha.
Edhe profesori Sadri Ramabaja e ka fshirë postimin dhe ka kërkuar falje.
Ndërkohë profesori tjetër, Enis Sulstarova e ka fshirë postimin duke mos kërkuar falje.
Krejt çka ndodhi:
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vite më parë e kishte përshkruar sociologun Enis Sulstarova si njeri që e kishte edhe mik, edhe profesor. Këtë të dielë, Sulstarova i është bashkuar vargut të figurave të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje që kanë shpërndarë një përmbajtje të rreme me ballinë të gazetës serbe për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Promovimi i librit ‘Nacionalizmi’ i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto”, kishte shkruar Kurti gjatë promovimit të librit të Sulstarovës në Fakultetin Filozofik.
Sulstarova, studiues nga Shqipëria dhe figurë e njohur për afërsinë e tij me Vetëvendosjen, ka shpërndarë tash përmbajtjen e njëjtë dezinformuese që gjatë ditës është shpërndarë edhe nga figura të tjera të lidhura me partinë e Kurtit.
“Dekoratat” e Serbisë për Time Kadrinë. Turp e faqja e zezë!”, ka shkruar Sulstarova.
Bëhet fjalë për një ballinë të modifikuartë tabloidit serb “Blic”, në të cilën pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka lavdëruar Time Kadrijajn pasi kjo e fundit e kishte gjuajtur Kurtin me vezë.
Në ballinën e fabrikuar pretendohet se Gjuriq ka thënë: “Time Kadrijaj tregoi guxim dhe dinjitet”. Mirëpo, siç raportoi Nacionale, ballina nuk është autentike. Në faqen e “Blic.rs”, ballinat reale të 8 dhe 9 gushtit janë krejtësisht të ndryshme.
Përmbajtja e rreme kishte marrë hov pasi ishte shpërndarë edhe nga figura të Vetëvendosjes. Elvis Hoxha kishte shkruar “Lëvdatat që nuk duhen”.



