Emily “çmend” rrjetin me fotot e pushimeve në Greqi, pozon edhe pa rroba
Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski, e njohur si një nga gratë më të bukura në botë, ka postuar një galeri të re me foto nga pushimet e saj në Greqi në Instagram.
Ndër fotot nga pushimet është edhe një në të cilën 35-vjeçarja Ratajkowski pozon krejtësisht lakuriq gjatë nate, ndërsa mbulon pjesën intime me një gotë verë.
Së bashku me galerinë, ajo postoi edhe një video në të cilën kërcen me bikini, dhe postimi ka mbledhur më shumë se gjysmë milioni pëlqime.
Ndërsa disa ndjekës komentuan për vallëzimin e saj në një varkë në Mesdhe, shumica iu përgjigjën pozitivisht postimit. “Nuk është verë pa postimet e tua verore”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër tha: “E dua Emily-n me pushime”.
Mesazhe si “Vajzë, shijoje jetën!” u shfaqën në komente, ndërsa ndjekës të shumtë lanë emotikone me zemra në sy.
Ratajkowski u bë e famshme në mbarë botën pasi u shfaq në videoklipin muzikor të Robin Thicke për këngën “Blurred Lines”. Që atëherë, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe postimet e saj në Instagram tërheqin rregullisht një numër të madh reagimesh. Ajo ka 27.7 milionë ndjekës në rrjetin social.





