Juventusi e kërkon edhe një sulmues dhe një mesfushor, këto janë opsionet

10 gusht 2026 | 12:12

Pasi të zgjidhen çështjet e portierit dhe mbrojtësit qendror, drejtuesit e Juventusit synojnë ta shqyrtojnë deri në fund mundësinë për ta afruar edhe një tjetër lojtar në repartin ofensiv të skuadrës së Luciano Spallettit.

Emri i identifikuar prej kohësh është Joshua Zirkzee, i cili mund të largohet nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar.

Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”.

“Bianconerët” duan të kuptojnë nëse Manchester United do ta konfirmojë gatishmërinë e treguar për ta lënë sulmuesin holandez të largohet në formë huazimi.

Zirkzee do të ishte përforcimi i fundit për ta kompletuar repartin ofensiv të Juventusit. Megjithatë, mbetet për t’u zgjidhur një çështje e rëndësishme që lidhet me të drejtën e blerjes.

Klubi anglez dëshiron që në marrëveshje të përfshihet një detyrim për blerjen e lojtarit. Ndërkohë, drejtuesit në Torino duhet ta vlerësojnë me kujdes formulën e transferimit dhe kushtet ekonomike përpara se ta bëjnë hapin e radhës.

E hapur mbetet edhe pista që çon te Franck Kessie.

Në këtë rast, gjithçka do të varet nga kërkesat financiare të mesfushorit dhe rrethit të tij.

Nëse lojtari nga Bregu i Fildishtë do të pranonte t’i ulte kërkesat e tij ekonomike, Juventusi do ta konsideronte seriozisht mundësinë për ta rikthyer në Itali.

Kessie është një lojtar që njihet shumë mirë nga drejtori sportiv i Juventusit, Frederic Massara.

Të dy kanë punuar së bashku te Milani, ku përvoja e tyre kulmoi me fitimin e titullit kampion të Italisë në vitin 2022, kur Massara ishte pjesë e drejtimit sportiv të klubit kuqezi.

Kështu, Juventusi po punon për ta kompletuar skuadrën e Spallettit. Zirkzee dhe Kessie janë dy emrat e fundit në listën e dëshirave të klubit torinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është…