Përparim Rama: Vazhdoni të shpifni ndaj meje, ‘Lule Gjela’

10 gusht 2026 | 14:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se po vazhdon fushata të cilën ai e ka cilësuar si fushatë shpifjesh dhe dezinformatash. Ai ka bërë thirrje që të gjitha akuzat për dallavere të shqyrtohen faqe për faqe dhe më pas të gjithë ata që i kanë ngritur këto akuza të dalin në opinion.

“‘Lule Gjela’ e paskan nisur ditën me atë që e bëjnë më së miri, me SHPIF! Meqë shtetin e sollët në pikën zero dhe krejt luftën politike e degraduat në falsifikime, fabrikime e gjuhë rrugaçësh, për hir të opinionit publik po i sqaroj dy gjëra. E para, kam menduar që secili njeri me inteligjencë mesatare e kupton që ato mesazhe të ‘Snapchat’-it janë të fabrikuara. Por, meqë paska nevojë të thuhet edhe publikisht, po ju them: janë të pavërteta, të fabrikuara dhe, për më tepër, të neveritshme! Sinqerisht, ndjej keqardhje për Vetëvendosjen që ka mbetur të bëjë politikë me Snapchat, me linçime në Facebook e me lajme të krijuara nga inteligjenca artificiale. Kaq sa ju përket juve dhe politikës! E dyta, lëndët e legalizimit për të cilat paskeni shpifur janë krejt aty!”.

“Ju bëj ftesë publike, krejt grupit të asamblistëve të VV-së, merreni me vete edhe KALLXO.com e KOHA.net, me të cilët po ju bashkon tendenca për ta diskredituar shtetin, kapuni për dore dhe shkoni në Drejtorinë e Kadastrit dhe në Drejtorinë e Urbanizmit. Shfletojini krejt lëndët. Faqe për faqe! Pastaj dilni para të njëjtit opinion publik dhe kallëzoni drejt. E kur faktet t’jua rrëzojnë fabrikimin, ju pres të dilni po kaq zëshëm edhe të kërkoni falje. Si guruja juaj nga Shqipëria që dje shpërndau lajme false për Time Kadrijajn dhe pastaj kërkoi falje”, është shprehur Rama në reagimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Crystal Palace është skuadra e fundit që ka shprehur interesim…