Crystal Palace interesohet për Zhegrovën
Crystal Palace është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Edon Zhegrovës, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të afatit kalimtar të verës.
Është raportuar në medie se skuadra nga Premier League ka kontaktuar Juventusin dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë gjatë kësaj jave. Te Juventusi janë të gatshëm ta shesin Zhegrovën, i cili po insiston të qëndrojë në Torino për ta dëshmuar veten gjatë sezonit 2026/27.
Trajneri Luciano Spalletti ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e Zhegrovës, ndonëse javën e kaluar pati lëvdata për paraqitjen e tij dhe golin e shënuar në fitoren ndaj Chelseat.
Krahas Crystal Palace, situatën e Zhegrovës te Juventusi po e monitorojnë edhe Evertoni, Fiorentina dhe disa skuadra nga Franca. Sulmuesi i krahut iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille për 15 milionë euro dhe ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2030.



