Zidane: Cherki mund të luajë në mesfushë, më pëlqen në këtë rol
27 shtator 2026
| 14:47
Zinedine Zidane ka folur për rolin e Rayan Cherkit në formacion, duke theksuar se talenti francez mund të përshtatet në disa pozicione të ndryshme.
“Cherki në një mesfushë me tre lojtarë? Ai është i gjithanshëm dhe mund të luajë në të gjitha pozicionet në repartin ofensiv. Sinqerisht, lojtarët me cilësi mund ta bëjnë këtë. Edhe kjo është dëshira ime”, është shprehur Zidane.
Legjenda franceze ka vlerësuar gjithashtu kontributin e Cherkit në të dyja fazat e lojës, pas paraqitjes ndaj Turqisë.
“E dimë se çfarë është i aftë të bëjë me topin, por edhe pa të. Ai ka qenë i përfshirë si në animimin mbrojtës, ashtu edhe në atë ofensiv. Është një pozicion që më pëlqen për të”, ka përfunduar Zidane.



