Kurti pas takimit me senatoren amerikane Ernst: E informova për progresin e fuqishëm ekonomik të vendit tonë

11 gusht 2026 | 18:36

Kryeministri në detyrë, i betuar si deputet, Albin Kurti, ka pritur në takim senatoren amerikane Joni Ernst, ndërsa ka thënë se gjatë takimit është diskutuar edhe situata aktuale politike.

Kurti tha se e ka njoftuar senatoren për “progresin e fuqishëm ekonomik të vendit tonë” dhe për përmirësimin e situatës së sigurisë së brendshme.

E informova senatoren për progresin e fuqishëm ekonomik të vendit tonë dhe për përmirësimin e situatës së sigurisë së brendshme”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, Kurti tha se i ka shprehur qëndrimin e Qeverisë se “Camp Bondsteel duhet të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake”.

Njoftimi i plotë nga Kurti:

“Kisha kënaqësinë të mirëpres senatoren Joni Ernst në Zyrën e Kryeministrit, për takimin tonë të dytë bilateral në më pak se një vit.

E falënderova senatoren Ernst për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në partneritetin Kosovë-SHBA, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe çështjeve ushtarake.

E informova senatoren për progresin e fuqishëm ekonomik të vendit tonë dhe për përmirësimin e situatës së sigurisë së brendshme.

Gjithashtu, ritheksova qëndrimin e Qeverisë sonë se Camp Bondsteel duhet të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake, për të shërbyer si garantues i vazhdueshëm i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Në fund, diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet partive politike, me synim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për formimin e institucioneve”, ka shkruar Kurti në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç Bashkimit Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë…