Zjarri mbi lagjen Abaze në Krujë aktiv, ndërhyhet nga ajri dhe toka

12 gusht 2026 | 08:57

Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të jetë ende aktive, duke mbajtur në gatishmëri të lartë shërbimet e emergjencës.

Për shuarjen e flakëve po bëhet një ndërhyrje e koordinuar nga ajri dhe toka, dy helikopterë po operojnë pa ndërprerje, ndërsa në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga vetë banorët e zonës.

Edhe pse prej 5 ditësh është punuar me të gjitha mjetet e mundshme dhe disa herë është menduar se vatra ishte fikur totalisht, situata mbetet problematike.

Ndërkohë, ahkak për riaktivizimin e vazhdueshëm të flakëve është bërë trashësia e madhe e humusit në këtë zonë pyjore, i cili ruan prushin në nëntokë dhe nxit rindezjen e zjarrit.

Grupet e punës po vijojnë betejën me flakët për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur depërtimin e zjarrit drejt zonave të banuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajlanda ka pezulluar lëshimin e licencave për blerjen dhe posedimin…