Tensione në Kuvend, Bytyqi shtyn Nagavcin: “Jashtë” (video)
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, e ka shtyrë deputeten e LV-së, Arbërie Nagavci, duke i kërkuar të largohet nga salla e Kuvendit.
Nagavci ka deklaruar se mungesa e vazhdimit të seancës konstituive nuk lidhet me mungesën e deputetëve, por me mungesën e gatishmërisë për një marrëveshje politike.
Ajo ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet dhe më pas të vazhdohet me zgjedhjen e Qeverisë dhe presidentit.
“Shumë keq që kjo sallë të shndërrohet në vend të përplasjes, kjo është një sallë ku duhet të diskutohet për idetë politike e ku deputetët duhet të vijnë të kryejnë obligimet e tyre”, ka deklaruar Nagavci.
Sipas saj, konstituimi i Kuvendit vetëm për të shkuar në zgjedhje nuk është as i nevojshëm dhe as i duhur.
Pas deklaratës së saj, Bytyqi e ka shtyrë Nagavcin dhe i ka kërkuar të dalë jashtë sallës.



