Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe Gërvallës në Kuvend: ‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK’-së
12 gusht 2026
| 12:57
Deputetët e PDK-së janë përplasur me ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Kuvend, ku dyert ishin hapur për mërgimtarët.
Deputetët e PDK-së i kanë kërkuar Gërvallës që të thirret seanca konstituive e Kuvendit, ndërsa ajo i ka ftuar në takim për të diskutuar.
Gjatë përplasjes verbale me Blerta Deliun, janë dëgjuar akuza dhe kundërakuza, ndërsa Gërvalla i ka kërkuar asaj të largohej.
Në sallë janë dëgjuar edhe thirrjet “UÇK” dhe “Poshtë Jugosllavia”.
Përplasje verbale ka pasur edhe mes Gërvalles dhe deputetit të PDK-së, Artan Behrami.
Behrami i ka thënë Gërvallës “ti ke shkelë mbi gjakun e UÇK-së”, ndërsa ministrja në detyrë i është përgjigjur: “Mos rrej”.



