Gruda: Kur sot shkelin Kushtetutën, nesër trokasin në dyert e qytetarëve

12 gusht 2026 | 13:04

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Kosova është “marrë peng” nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Gruda ka deklaruar se mospërgjigjja e pushtetit ndaj kërkesës për vazhdimin e seancës konfirmon, sipas tij, instalimin e një regjimi autoritar.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që nëse sot Kushtetuta shkelet për një afat, për një procedurë, nesër ky pushtet autoritar do të trokasë në derën e çdo qytetari të Kosovës për t’ia shkelë të drejtat elementare, për t’ia shkatërruar biznesin, për ta nxjerrë prej punës, për ta degraduar në punë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se “Kosova është marrë peng. Institucionet e Kosovës janë marrë peng”.

Gruda ka thënë se kjo është një fatkeqësi ndaj së cilës duhet të reagojë e gjithë shoqëria për të mbrojtur, siç është shprehur ai, atë që është ndërtuar.

“Asnjë regjim autoritar nuk është instaluar brenda natës. Ky është fillimi i instalimit të një regjimi autoritar”, ka deklaruar Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata është tensionuar në sallën e Kuvendit të Kosovës pas…