Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për medie, ndërhyjnë deputetët tjerë
12 gusht 2026
| 13:33
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në sallën e Kuvendit.
“Thirreni seancën, leni pallavrat. Demagogë”, është dëgjuar t’i thoshte Lushtaku Rrustemit dhe deputetit tjetër, Ardian Gola.
“Kjo s’është normale”, ka shtuar ai.
Më pas, Lushtaku dhe Rrustemi janë shtyrë fizikisht, ndërsa deputetë të tjerë kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën.



