BE-ja ndan 2 milionë euro për komunitetet e prekura nga tërmeti në Kolumbi

12 gusht 2026 | 16:50

Bashkimi Evropian ka mobilizuar 2 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga tërmeti që goditi Kolumbinë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Lajmi është bërë me dije nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka konfirmuar se fondet do të orientohen drejt zonave më të prekura. “Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për t’i mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, ka deklaruar von der Leyen në një postim në platformën “X”.

Mbështetja evropiane vjen pasi autoritetet kolumbiane kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, një instrument që mundëson koordinimin e ndihmës së ofruar nga vendet evropiane në situata emergjente. Sipas informacionit të bërë publik, ndihma do të përshtatet në varësi të situatës në terren dhe nevojave të paraqitura nga autoritetet kolumbiane. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura nga tërmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ua ka…