Bekë Berisha reagon pas arrestimit të Skender Llugiqit: Është i afërt me Tefik Llugiqin, ish-funksionar i UDB-së

12 gusht 2026 | 22:26

Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Skender Llugiqit, i cili sot gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duhet të pushkatohet.

Berisha përmes një postimi në Facebook i tha disa fjalë për të dyshuarin.

“Ky njeri është i afërt me Tefik Llugiqin, një UDB-ash dhe funksionar të viteve ’80”, ka shkruar Berisha .

Veprimi i Skender Llugiqit, i ka aktivizuar menjëherë institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Llugiqi u prangos nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë Albulena Haxhiu dhe…