Ramadani reagon sërish: Skënder Llugiqi është familjar i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar sërish për personin që ka bërë thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt.
Personi me emrin Skënder Llugiqi, pak më parë është arrestuar nga organet e rendit në Kosovë.
Lidhur me këtë person, Ramadani ka thënë se është familjar i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
“Adnan Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij kah dajët, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasje të Ramush Haradinajt. Kjo pjesë e familjes Llugiqi nga Dobraja e Lipjanit janë një derë me Tefik Llugiqi, tradhëtarin e famshëm që i shërbeu Millosheviqit. Nuk e pashë ende që Adnan Rrustemi u distancua apo dënoi thirrjen për vrasje që bëri i afërmi i tij, Skënder Llugiqi. Çka me thënë më shumë në këtë rast?”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.



