Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë kërcënuesin e Ramush Haradinajt

12 gusht 2026 | 23:05

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e ka ndaluar për 48-orë S.LL. kërcënuesin e Ramush Haradinajt, i cili në Kuvendin e Kosovës paralajmëroi pushkatimin e deputetit të Aleancës.

Sipas prokurorisë i njejti dyshohet për veprat, “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”.

E plotë:

Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë të dyshuarin S.LL.

Prishtinë, 12 gusht 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar…