Gjini: Po hyjmë në aventura që mund ta shkëpusin kontratën e Kosovës

12 gusht 2026 | 23:17

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar deklaratat dhe idenë për të ashtuquajturën “Republikë e Tretë”, duke thënë se për të më e rëndësishme është ruajtja e rendit kushtetues dhe e shtetit të Kosovës.

Në emisionin “Adresa” në Kanal10, gazetari Arben Ahmeti e pyeti Gjinin nëse “Republika e Tretë” ka qenë synim i kryeministrit Albin Kurti.

Gjini u përgjigj se, sipas tij, kjo çështje nuk duhet të lidhet me të ardhmen e shtetit.

“Çka ka lidhje kjo punë me të ardhmen e një shteti, nëse një person, për mendimin tem, është totalisht gabim? E ardhmja e ka shpjegu sa gabim e pse gabim”, tha Gjini.

Ai tha se fakti që dikush dëshiron një “Republikë të Tretë” nuk është në vetvete çështja kryesore, duke përmendur edhe qëndrime të tjera ekstreme që ekzistojnë në Kosovë.

“Republika e Tretë, ani çka që një njeri e don Republikën e Tretë? Ka njerëz tjerë që lypin me kthy Kosovën Serbi krejt, ka njerëz që dojnë me copëtu Kosovën, me pru Serbin në Graçanicë edhe qato copa çka të met me ja bashku Shqipnisë”, u shpreh ai.

Sipas Gjinit, problemi qëndron te hyrja në aventura politike që mund të rrezikojnë mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionon shteti i Kosovës.

“Me hy në kësi aventura si Republika e Tretë, kemi me shkëput një kontratë e cila e mban Kosovën të këtillë çfarë është”, deklaroi Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po…