“Nuk ka arbitër, e ka mbytur ekipi i rrugaçëve”, Gjini: Kosova po rrezikon të “zhbëhet” si shtet
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me tensione politike dhe institucionale, duke paralajmëruar se vendi po rrezikon të “çbëhet” si shtet.
Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal10, Gjini tha se aktualisht “nuk ka arbitër”, duke e lidhur këtë me mosrespektimin e rregullave dhe institucioneve.
Ai tha se për një kohë të gjatë Kosova është akuzuar se nuk ka kulturë të mjaftueshme të shtetndërtimit, por theksoi se nuk kishte besuar se do të vinte një situatë ku, sipas tij, një grupim politik do të këmbëngulte se në vend nuk mund të funksionojë sundimi i ligjit dhe respektimi i rregullave kushtetuese.
Ai shtoi se një shtet normal zhvillohet duke respektuar rregullat që i ka përcaktuar vetë.
“Çdo shtet normal në botë është zhvillu duke i respektu rregullat që i ka ba vetë”, deklaroi Gjini./Gazeta10



