Gjini: “S’kemi faj të gjithë, një njeri e ka bllokuar Kuvendin”

12 gusht 2026 | 23:26

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar një pjesë të shoqërisë kosovare për, siç tha ai, qasje konformiste ndaj situatës politike dhe bllokadës institucionale në vend.

Duke folur për moszgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Gjini tha se në debatet televizive po krijohet përshtypja se përgjegjësia është e të gjithëve, ndërsa sipas tij, një person e ka shkaktuar bllokadën.

“Është një pjesë e madhe e shoqnisë konformista. Për çdo natë debate: ‘Tanë kanë faj, s’kemi hiç faj’. Një njeri e ka blloku”, tha Gjini.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt në këtë deklaratë, Gjini iu referua kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si personin të cilit ia atribuon bllokimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë…