Drita synon “play-off”-in e Ligës së Konferencës, sonte përballet në Prishtinë me Tre Fiorin e San Marinos
13 gusht 2026
| 12:12
Kampionia e Kosovës, FC Drita, do të synojë sonte sigurimin e fazës së “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Bardhekaltrit e mposhtën Tre Fiorin në udhëtim me rezultat 4:1, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues.
Kështu, gjilanasit do të kërkojnë konfirmimin në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet sonte, për t’iu afruar edhe më shumë fazës së ligës në këtë garë.
Ndeshja do të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur ende në garat evropiane.



