PSG-ja triumfon ndaj Aston Villas dhe fiton Superkupën e Evropës
Paris Saint-Germain (PSG) ka fituar Superkupën e Evropës pas triumfit ndaj Aston Villas. “Parisienët” kanë dëshmuar se kanë synime të mëdha edhe në sezonin e ardhshëm pas një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Villas, pavarësisht se epilogu rezultoi të jetë 2-1.
Khvicha Kvaratskhelia e ka kaluar PSG-në në epërsi pas një asistimi fantastik të Desire Doue (20’). Aston Villa pas kësaj ka pasur disa mundësi shënimi, megjithatë Brian Madjo ka dështuar disa herë nga afërsia. Sidoqoftë, ai i ka përmirësuar gabimet dhe ka realizuar me kokë pas harkimit të John McGinn (45’).
Villa e ka nisur më mirë edhe pjesën e dytë, ku McGinn ka qenë afër të shënojë një supergol, por portieri me një superpritje ia ka mohuar golin.
Heroi i PSG-së ka rezultuar të jetë Doue, që ka shënuar një gol nga afërsia pas një kundërsulmi. Fillimisht goli është anuluar për pozitë jashtë loje, por më pas VAR-i e ka korrigjuar vendimin (62’).
Kësisoj, PSG-ja e ka nisur me trofe sezonin, ndërsa Luis Enrique e ka bërë të qartë se synimi është të bëhen ekipi i dytë pas Real Madridit që e fiton tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.



