Gjendet pa shenja jete drejtori operativ i ‘TV Alsat’, Lirim Hajredini

13 gusht 2026 | 12:43

Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka, raporton “Fokus.mk”.

Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit “Alsat”.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dërgohet për obduksion.

Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka rikujtuar ngërçin politik…