Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia krijojnë strukturë të përbashkët politike dhe ushtarake

13 gusht 2026 | 13:30

Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia do të krijojnë një mekanizëm të përbashkët politik dhe ushtarak në kuadër të Marrëveshjes së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës, të nënshkruar më 7 gusht. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, marrëveshja synon të thellojë bashkëpunimin mes tri shteteve, përfshirë edhe sektorin e industrisë së mbrojtjes.

Struktura e re do të përfshijë ministrat e mbrojtjes, ministrat e jashtëm dhe shefat e ushtrive të Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Turqisë.

Në kuadër të paktit pritet të organizohen edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake, ndërsa bashkëpunimi mund të shtrihet edhe në prodhimin e përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes dhe shkëmbimin e teknologjisë ushtarake. Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë me dije se marrëveshja synon forcimin e koordinimit politik, diplomatik dhe ushtarak ndërmjet tri vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka dhuruar rreth 3 milionë euro për avancimin e…