Shkelja e Kushtetutës, Tahiri: Edhe ma zi po ndodh në qeveri

13 gusht 2026 | 14:50

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar LV-në për shkelje kushtetuese.

Në një konferencë për media bashkë me PDK-në, ai ka thënë se shkelej më e rëndë e Kushtetutës po ndodh në qeveri.

“Ajo që na brengos shumë është se shkelja e Kushtetutës, përveç që po ndodh në Kuvend, është ka ndodh edhe ma zi në qeveri”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria Kurti po e shkel ligjin që e ka miratuar vet.

“Në Kosovë sot e kemi Kuvendin jofunksional, të uzurpuar dhe njëkohësisht i kemi ja 17 ministra, të cilët janë deputetë dhe shkojnë në zyre në mënyrë antiligjore. Prokuroria duhet të veproi sepse janë ka shkelen të gjitha normat juridike”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të kundërligjshme po konsiderohen 24 vendimet e djeshme të qeverisë…