118 gjoba të shqiptuara gjatë korrikut për mbipeshë të mjeteve të rënda

13 gusht 2026 | 14:55

Gjatë muajit korrik 2026 janë shqiptuar 118 gjoba për mbipeshë të mjeteve të rënda. Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, vlera e përgjithshme e gjobave të shqiptuara gjatë këtij muaji është 68 mijë e 740 euro.

“Vetëm gjatë muajit korrik 2026 janë shqiptuar 118 gjoba, në vlerë të përgjithshme prej 68 740 eurosh, prej të cilave 3 900 euro ndaj personave fizikë dhe 64 840 euro ndaj personave juridikë (kompanive)”, është thënë në njoftim.

Me këtë rast, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet e lejuara të peshës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 25-vjetorit të arritjes së marrëveshjes së Ohrit,…