Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me municion të vërtetë pranë Prishtinës

13 gusht 2026 | 16:40

Ushtarët italianë që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, në afërsi të Prishtinës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive të pjesëtarëve për përdorimin e sistemeve individuale të armëve.

Gjatë ushtrimit është synuar gjithashtu forcimi i procedurave operacionale, përmirësimi i koordinimit ndërmjet pjesëtarëve dhe rritja e sigurisë në përdorimin dhe trajtimin e armëve.

Në njoftim është thënë se aktivitete të tilla trajnuese kontribuojnë në ruajtjen e një niveli të lartë të gatishmërisë operacionale dhe vetëdijes për situatën te pjesëtarët e misionit.

Sipas njoftimit, këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë…