Dedivanaj ka thënë liria e Kosovës nuk ka ardhur vetvetiu, por u arrit përmes gjakut, sakrificës dhe flijimit të shumë familjeve shqiptare.
Agron Dedivanaj: Ta ngrisim njëri-tjetrin, sepse kështu ngrisim Kosovën
13 gusht 2026
| 20:02
Drejtori i Shkollës Shqipe në Michigan dhe aktivist i dalluar i çështjes kombëtare, Agron Dedivanaj, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kujtimit të sakrificës për lirinë e Kosovës, respektit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe nevojës për më shumë unitet e bashkëpunim në shoqërinë e Kosovës.





