Muharremi: LDK-ja u trajtua nga LVV-ja si “prostitutë” për 2-3 ministri, i ofroi avanturë për disa netë
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me vendimin e LDK-së për të qëndruar në opozitë.
Në një reagim të tij, Muharremi ka thënë se nëse qëndrimi i LDK-së do të kishte qenë që nga fillimi “të themelohen institucionet pa kërkuar pozita e funksione”, do të kishte pasur një qasje më të ndershme dhe parimore.
Sipas tij, LDK-ja fillimisht ka kërkuar poste dhe pozita nga LVV-ja, ndërsa tani po përpiqet ta paraqesë ndryshimin e qëndrimit si një veprim në të mirë të Kosovës.
Njohësi i cështjeve politike e ka parë trajtimin e LDK-së nga LVV-ja si një prostitutë që i ka ofruar diçka sa për një avanturë vetëm për disa net .. 2-3 ministri.
Muharremi ka vlerësuar gjithashtu se LDK-ja po e mbështet zgjedhjen e presidentit nga frika e zgjedhjeve të reja.
“LDK-ja po e jep përkrahjen për president se po frikohet nga zgjedhjet”, ka shkruar ai, duke shtuar se një parti me më shumë besim në vete nuk do të kërkonte shmangien e zgjedhjeve.
Postimi i plotë :



