Aksidenti tragjik në Lushnjë, dy motrat humbin jetën pasi vetura e tyre ra në kanal

13 gusht 2026 | 23:29

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje për aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lushnjë.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy motra kanë hunbur jetën, pasi vetura e tyre doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet.”, thuhet në njoftim.

Sipas forcave të rendit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po përgatitet për një valë të re mobilizimi që…