Tahiri: Situata në vend është shqetësuese, PDK kërkon respektimin e Kushtetutës

13 gusht 2026 | 23:35

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i ftuar sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për situatën aktuale në vend.

Tahiri e ka cilësuar situatën si shqetësuese, duke thënë se PDK-ja, përmes deputetëve të saj, po kërkon respektimin e Kushtetutës, mbrojtjen e demokracisë dhe kthimin e vendit në funksionimin normal institucional.

“Situata në të cilën është vendi sot është shqetësuese. PDK-ja, përmes deputetëve të saj, është duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta e vendit, të mbrohet demokracia dhe vendi të vendoset në binarë”, tha Tahiri.

Sipas tij, ajo që po ndodh aktualisht paraqet shkelje të normave kushtetuese dhe institucionale, përfshirë edhe përgjegjësinë e shumicës parlamentare.

Tahiri ka përmendur tri çështje që, sipas tij, përbëjnë shkelje: shkeljen e Kushtetutës, shkeljen e Rregullores së Kuvendit dhe shkeljen e Ligjit për Qeverinë.

“Jemi duke u përballur me tri shkelje: shkelje të Kushtetutës, shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe shkelje të Ligjit për Qeverinë”, është shprehur ai.

Tahiri ka kritikuar gjithashtu mungesën e transparencës institucionale, duke vlerësuar se në vitin 2026 është e papranueshme që proceset parlamentare dhe institucionale të zhvillohen pa transparencë ndaj publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani në emisionin “Click” në RTV21 foli për ftesat…